Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Elbasan/ 3 klientë sulmojnë policët që mbyllën muzikën dhe gjobitën pronarin, arrestohen

Lapsi.al 15 August 2021
Elbasan/ 3 klientë sulmojnë policët që mbyllën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku tre klientë kanë përfunduar në pranga pasi iu turrën me egërsi patrullës së policisë që mbylli muzikën e lokalit dhe gjobiti me 1 milion lekë, pronarin.

Policia e Elbasanit tha se arrestuan Jani Tafanin, 52 vjeç, Dritan Begollin, 42 vjeç dhe Olsi Ebejën, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë në momentin kur Policia e Elbasanit po kontrollonte lokalet që kishin ende muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Patrulla ka konstatuar se në lagjen "Luigj Gurakuqi", lokali në pronësi të shtetasit R.T, vijonte të ishte i hapur dhe me muzikë muzikë.

Në momentin që ka shkuar patrulla për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, tre të arrestuarit që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për të penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit.

Në përfundim është bërë arrestimi i tyre për "Kundërshtimin e punonjësit të policisë" dhe pronari i lokalit, R.T, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI