Flash

Televizionet afgane “zhdukin” gratë nga ekrani pas triumfit të talebanëve

Lapsi.al 16 August 2021
Televizionet afgane “zhdukin” gratë nga ekrani pas triumfit

Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar, por me disa ndryshime të dukshme, përfshirë zhdukjen e të gjitha prezantuesve femra nga ekrani.

Ka pasur një rritje të madhe të komenteve në favor të talebanëve në kanale të tilla si TV Kombëtar i Afganistanit dhe televizionet private Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV.

Më pak kritika ndaj talebanëve janë parë deri tani në cilindo prej tyre. Të gjithë janë përmbajtur nga transmetimi i ndonjë muzike apo telenovelave.

Tolo News dhe 1TV kryesisht kanë përsëritur programet e transmetuara dje, ndoshta edhe për shkak të vështirësive me punën e tyre.

Saad Mohseni, pronar i Grupit Moby - i cili përfshin Tolo TV dhe Tolo News TV – shkroi në Twitter: "Mund t'ju siguroj se njerëzit tanë janë mirë dhe se ne kemi vazhduar me transmetimin tonë të pandërprerë gjatë gjithë këtij “tranzicioni”.

Moby Group është prodhuesi mediatik më i madh i Afganistanit i programeve argëtuese dhe të lajmeve.

Televizioni shtetëror, i cili u mor nga talebanët në mbrëmjen e 15 gushtit, ka transmetuar kryesisht programe fetare.

Shamshad TV, në pronësi të një ish-ndihmësi presidencial, ka transmetuar programe me përmbajtje pro-talebanëve. Në një program, korrespondenti i kanalit tregoi banorët e Kabulit duke lavdëruar grupin për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 ditët që tronditën Afganistanin

Talibanët e morën Afganistanin në vetëm 10 ditë duke kontrolluar qytet pas qyteti të gjithë vendin. Luftëtarët talebanë morën kryeqytetin e tyre të parë krahino...

20:32

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI