Flash

Kanadaja pranon të marrë 20,000 refugjatë afganë: "Nuk do të bëjmë sehir"

Lapsi.al 14 August 2021
Kanadaja pranon të marrë 20,000 refugjatë afganë: "Nuk

Kanadaja tha të premten se do të pranojë deri në 20,000 refugjatë afganë, ndër ta gra që kanë luajtur role publike, punonjës të strukturave qeveritare dhe të tjerë që ndeshen me rrezik përballë talibanëve, ndërkohë që ky grup ekstremist zgjeron territorin në vend.

“Situata në Afganistan është shumë e dhimbshme dhe Kanadaja nuk do të bëjë sehir”, tha Ministri i Imigracionit, Marco Mendicino në një konferencë për shtyp.

Ndër refugjatët do të përfshihen individë nga kategoria “shumë e rrezikuar” ku përveç grave në politikë apo role të tjera publike përfshihen dhe punonjësit e qeverisë, përfshihen edhe aktivistët për të drejtat e njeriut, pakicat e persekutuara dhe gazetarët.

Deri tani janë nisur nga Afganistani disa avionë me azil-kërkues. Avioni i parë mbërriti të premten në Toronto, tha ministri.

Ndërkaq, Kanadaja ka dërguar një kontigjent me forca speciale për të ndihmuar në evakuimin e personelit të saj diplomatik nga Afganistani.

Ministri i Jashtëm kanadez Marc Garneau komentoi në Twitter lidhur me afganët që kanë punuar në ambasadën kanadeze në Kabul se Kanadaja “u detyrohet afgaanëve shumë mirënjohje dhe do të vazhdojë përpjekjet për t’i sjellë në vend të sigurtë”.

Më herët të premten, shumë vende, ndër ta Spanja, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia njoftuan se po tërheqin personelin e tyre diplomatik.

 

 

 

Të këshilluara

Rusia dëbon gazetaren e BBC

Rusia vijon të tregohet e ashpër në politikën e jashtme duke dëbuar një gazetare të BBC. Autoritetet i kanë kërkuar gazetares Sara Rainsford, korrespendente e B...

12:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI