Flash

Paralajmërimi i zyrtarit amerikan: Brenda 90 ditësh Kabuli bie në dorë të talibanëve

Lapsi.al 12 August 2021
Paralajmërimi i zyrtarit amerikan: Brenda 90 ditësh Kabuli bie në

Luftëtarët talibanë mund ta rrethojnë dhe bllokojnë kryeqytetin afgan, Kabul, brenda 30 ditësh dhe ka të ngjarë të jenë në gjendje ta marrin nën kontroll brenda 90 ditësh, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke cituar analiza të zbulimit amerikan, ndërkohë që talibanët kanë shënuar përparim në fushata në mbarë vendin.

Zyrtari, i cili bëri komente për agjencinë e lajmeve Reuters me kusht që të mos identifikohej me emër, tha të mërkurën se analiza e re lidhur me rënien e mundshme të Kabulit bazohet tek përparimet e shpejta që kanë bërë talibanët ditët e fundit, para se të largohen plotësisht forcat amerikane.

“Ky nuk është një konkluzion i prerë,” tha zyrtari, duke shtuar se forcat afgane të sigurisë mund t’ua presin hovin talibanëve nëse shtojnë qëndresën.

Talibanët tani kontrollojnë 65% të Afganistanit.

Të gjitha rrugët nga dhe drejt Kabulit, i cili ndodhet në një luginë të rrethuar nga malet, ishin bllokuar nga civilë që nguteshin të largoheshin, tha një punonjës i një firme perëndimore për sigurinë.

“Shqetësim mbetet mundësia që individë të përgatitur për të kryer vetëvrasje mund të futen në komplekset diplomatike si mënyrë për të trembur njerëzit dhe për t’i bindur të largohen sa më parë,” tha ai.

Kryengritësit talibanë morën të mërkurën nën kontroll aeroportet në provincat afgane të Farahut dhe Kunduzit, ndërsa konsolidojnë kontrollin në një kohë kur forcat amerikane përmbyllin tërheqjen nga Afganistani që pritet të përfundojë në fund të gushtit.

Sipas njoftimeve, kryengritësit morën nën kontroll një bazë të ushtrisë në Kunduz pasi, qindra ushtarë u dorëzuan.

Ligjvënësi afgan Shah Khan Sherzad tha për kanalin lokal të lajmeve, TOLO se aeroporti dhe baza ushtarake në Kunduz “ranë në duart e talibanëve së bashku me të gjitha pajisjet”.

Ndërkaq ky grup thotë se ka plotësisht nën kontroll kryeqytetet e nëntë provincave dhe po u afrohet rajoneve të tjera.

Përparimet e fundit të talibanëve regjistrohen në të njëjtën ditë kur Presidenti Ashraf Ghani shkoi në Mazar-i-Sharif për të mobilizuar forcat pro-qeveritare për të mbrojtur këtë qendër banimi që është qyteti më i madh në pjesën veriore të vendit. Mazar-i-Sharif është një qendër e rëndësishme tregtare dhe ndodhet në rrugën që lidh Afganistanin me fqinjët veriorë.

Pas përparimeve të ditëve të fundit, talibanët kanë marrë nën kontroll pikat e kalimit kufitar me Iranin dhe Turkmenistanin dhe një nga pesë kalimet kryesore që e lidh Afganistanin me Pakistanin.

Pas humbjeve të ditëve të fundit, Presidenti Ghani njoftoi të mërkurën se po zëvendëson kreun e ushtrisë me komandantin e forcave speciale, Gjen. Hibatullah Alizai.

/VOA

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI