Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga zjarret mbi tunelin e Kalimashit. Ai u ka bërë thirrje udhëtarëve që të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë.
“Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe.
Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, - shprehet Peleshi.
Zona pranë tunelit të Kalimashit është mbuluar nga tymi, ndërsa është krijuar një fluks i madh mjetesh. ©LAPSI.al
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/122219759_336394594857197_5852830628734756964_n.mp4"][/video]