Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Detaje të reja/ I riu i shpëton mrekullisht atentatit me armë në Shkodër (EMRI)

Lapsi.al 9 August 2021
Detaje të reja/ I riu i shpëton mrekullisht atentatit me armë

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonën e Thethit në Shkodër ku shënjestër e tij ishte një 23-vjeçar. Sipas policisë i riu Paulin Harusha është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij.

Ai është dërguar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Burime nga policia e Shkodrës i thanë lapsi.al se i riu është qëlluar teksa udhëtonte vetëm me makinën e tij në drejtim të fshatit Ndërlysë. Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht ai u ka shpëtuar plumbave duke marrë vetëm një gërvishtje të lehtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje me armë në Shkodër

Policia e Shkodrës njofton se një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri teksa udhëtonte me makinën e tij. “Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqit...

20:58

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI