Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

FOTO/ Kosova nis forca ushtarake për luftën ndaj zjarreve në Shqipëri

Lapsi.al 9 August 2021
FOTO/ Kosova nis forca ushtarake për luftën ndaj zjarreve në

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se trupa të FSK-së janë nisur drejt Shqipërisë për të ndihmuar në operacionet kundër zjarreve. Lëvizja e trupave u bë menjëherë sapo dha firmën edhe presidentja Osmani.

“Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij, dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura për angazhim në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë. Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!” – shkruan ministri i mbrojtjes së Kosovës. ©LAPSI.al

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

May be an image of 1 person, standing, military uniform and outdoors

May be an image of standing and road

May be an image of outdoors and text that says 'POLICIA'

May be an image of car and road

 

Të këshilluara

Plagosje me armë në Shkodër

Policia e Shkodrës njofton se një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri teksa udhëtonte me makinën e tij. “Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqit...

20:58

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI