Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

“Më preku gjoksin dhe të pasmet”/ Sekretarja akuzon Guvernatorin e Nju Jorkut (VIDEO)

Lapsi.al 9 August 2021
“Më preku gjoksin dhe të pasmet”/ Sekretarja akuzon

Brittany Commisso, një punonjëse e zyrës së guvernatorit të Nju Jorkut, Andreë Cuomo ka dalë publikisht duke shpjeguar akuzat e saj për ngacmime seksuale ndaj politikanit të njohur.

Fillimisht ajo tha se kishte frikë të identifikohej pasi rrjeti i lidhjeve të guvernatorit mund ta dëmtonte.

Commisso dha detaje në një interviste për kanalin televiziv CBS. Ajo është 1 nga 11 gratë që e kanë akuzuar Cuomo për ngacmim seksual.

“Kisha frikë se po të tregoja se kush isha, guvernatori dhe njerëzit e tij do të më sulmonin egërsisht, do të njollosnin emrin tim, siç kisha parë dhe dëgjuar më parë për gjërat që ata u bënin njerëzve”, tha 32-vjeçarja.

Ajo rrëfeu edhe se si guvernatori në një rast i kishte kërkuar të bënin një selfie dhe me dorën tjetër e kishte kapur nga të pasmet. Ngjarja kishte ndodhur në më 31 dhjetor 2019.

“Ai ishte në të majtën time. Unë bëra selfie me dorën e djathtë. Ndërsa po përpiqesha të bëja foton ndjeva dorën e tij të zhvendosej nga shpina tek të pasmet, dhe ai filloi t’i ledhatonte. Nuk ishte prekje e pavullnetshme. Por ai ledhatoi të pasmet e mia.”

Në një rast tjetër ajo tha se ai e kishte përqafuar dhe më pas i kishte prekur gjoksin.

Ajo tha se zoti Cuomo e ngacmoi atë për herë të dytë në rezidencën e guvernatorit nëntorin e vitit 2020.

Pasi mbylli derën, “ai u kthye tek unë dhe futi dorën poshtë bluzës dhe më kapi gjoksin mbi sytjena. Më kujtohet që shikoja poshtë, pashë dorën e tij, e cila është një dorë e madhe, duke menduar me vete, ‘O Zot. Kjo po ndodh’.

Guvernatori Cuomo ka mohuar vazhdimisht që kjo të ketë ndodhur. Në një intervistë me hetuesit e prokurorisë së përgjithshme të shtetit, ai tha, “Për të bërë një gjë të tillë do të duhet të jesh i çmendur” me një grua që pothuajse të panjohur për dhe me shumë pjesëtarë të stafit aty rrotull.

Intervista u transmetua ndërsa guvernatori Cuomo përballet me thirrje të mëtejshme për dorëheqje. Shumë demokratë, përfshirë Presidentin Joe Biden, i kanë kërkuar guvernatorit Cuomo të japë dorëheqjen.

https://www.youtube.com/watch?v=SbqHaVEP_ss

Të këshilluara

Plagosje me armë në Shkodër

Policia e Shkodrës njofton se një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri teksa udhëtonte me makinën e tij. “Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqit...

20:58

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI