Edi Rama ka nënshkruar "de facto" koalicionin me partinë e Tom Doshit në Shkodër pa kaluar as dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare. Në kulmin e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, qeveria ka shtyrë drejt largimit drejtorin e IKMT-së në Shkodër, Ilir Niklekaj. Por duket se "dorëheqja" e tij nuk erdhi për shkak të performancës por për faktin se ky vend do ti kalojë një të besuari të Tom Doshit, Serdar Hoxha, i cili ishte pjesë e listave të PSD në këtë qark.
25 vjeçari që mbante numrin 5 në listën e Shkodrës është emëruar drejtor i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Teritorit në këtë qark ku ai nuk mundi dot të marri mandat deputeti.
Formalisht Rama dhe Rilindja kanë deklaruar se do ta qeverisin vendin të vetëm, por shpërndarja e posteve të Shkodrës për një aleat votat e të cilit në parlamentin e ardhshëm do ti duhen në ditë të vështira është shenja e parë se pushtet do të ndahet edhe me aleatët e pa deklaruar.
Për këtë emërim ka reaguar edhe opozita. "Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion" tha Enkelejd Alibeaj.
©Lapsi.al
