Flash

Bino: Në plan vaksinimi i adoleshentëve me Pfizer

Lapsi.al 4 June 2021
Bino: Në plan vaksinimi i adoleshentëve me Pfizer

Që nga 25 marsi, kur vaksinimi u bë masiv dhe brenda një harku të shkurtër kohor u zbrit fasha moshore nga 90 në 60-vjeçarë e lart, edhe sot e kësaj dite procesi është stacionuar në këtë kufi. Por vetëm zyrtarisht.

Gazeta mëson se të rinj, mbi 30-vjeçarë dhe pa asnjë sëmundje shoqëruese, janë surprizuar nga thirrja e mjekëve të familjes për të kryer imunizimin me “Sputnik V”.

Ndërsa të tjerë kanë arritur të sigurojnë vaksinën jashtë radhe e madje edhe kanë zgjedhur llojin që duan, ndonëse nuk parashihet një mundësi e tillë në vendin tonë.

Çudia e fundit është që për të qenë në të njëjtin hap me vendet europiane, edhe Shqipëria po shqyrton mundësinë e vaksinimit të adoleshentëve, duke lënë fasha të tëra ndërmjet pa mbuluar me vaksina.

Ky çorganizim ka çoroditur qytetarët që në krye të herës, të cilët nuk kanë arritur ta marrin vesh radhën e vaksinimit. Kujtojmë që, në fillim, pa mbaruar me njërën fashën 80- 90-vjeçarë (e vërtetuar lehtësisht kjo me shifrat e INSTAT në raport me numrin e injektimeve të kryera), është ulur kufiri moshor.

Jo pak herë ka ndodhur që të moshuar kanë pritur në radhë, duke rrezikuar edhe infektimin, pas kronikave televizive ku lajmërohej zgjerimi i vaksinimit. Së fundmi, në tryezën e komitetit të ekspertëve po shqyrtohet mundësia e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç, vetëm pak ditë pas vendimit të enteve rregullatorë europiane dhe amerikane. Jo me vaksinë çfarëdo, por vetëm ato që njihen nga këto autoritete.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se:

“Është një rekomandim që do të përpunohet dhe do të bëhen planet e mundshme në lidhje se si do të zbatohet ky lloj programi. Deri tani ‘Pfizer’ ka marrë aprovimin për moshat 12-15 vjeç.

Natyrisht ka dhe vaksina të tjera që po studiohen. Edhe komiteti ynë i teknikëve po studion dosjet në lidhje me ‘Pfizer’”, sqaron anëtarja e komitetit teknik, teksa shton se Shqipëria ka nisur një studim mbi efektivitetin e vaksinës “Pfizer” në radhët e personelit shëndetësor, të  cilët janë vaksinuar të gjithë me prodhimin që ka marrë të gjitha vulat e autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare.

Por ajo që ka më tepër rëndësi sipas saj është krahasimi i antitrupave midis atyre që kanë kaluar infeksionin dhe të vaksinuarve.

“Kemi të dhëna që ata që e kanë kaluar COVID-in, kur bëjnë vaksinën, kanë një rritje të mbrojtjes gati 20 herë më të lartë se ata që nuk e kanë kaluar”. Pavarësisht mendimeve kontradiktore në radhët e ekspertëve të shëndetit publik, me shumë gjasë, vaksina do të jetë e përvitshme, njëjti si ajo për gripin.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI