Flash

Basha pas marrëveshjes së koalicionit me LSI: Jo premtime boshe, plane pune

Lapsi.al 1 March 2021
Basha pas marrëveshjes së koalicionit me LSI: Jo premtime boshe, plane

Këtë të hënë, PD dhe LSI kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, me sloganin ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’. Pas firmosje së marrëveshjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se sot fillon udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë. Lideri demokrat Basha tha programi i prezantuar nga PD për ekonominë, arsimin, shëndetësinë,janë plane që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve.

"Gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet për ekonominë , arsimin, shëndetësinë… për kthimin e të rinjve në vend dhe ndaljen e katastrofës kombëtare të emigracionit, për integrimin europian, me anë të të cilit fiton çdo shqiptar. Jo premtime boshe, plane pune që do të ndryshojnë jetën e secilit prej jush. Këto janë plane që do ndryshojnë jetën tuaj. Ka ardhur kohë të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë fshat më fshat”, tha Basha.

Ndërkohë në fjalën e saj, Monika Kryemadhi, tha se kjo është një ditë historike për të bashkuar forcat dhe për të punuar në të mirë të shqiptarëve. Kryemadhi deklaroi se së bashku me PD do të punojmë e shqiptarët që të kenë një standard jetese më të mire në arsim si dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI