Flash

Studimi/ Covid qëndron në rroba deri në 3 ditë

Lapsi.al 28 February 2021
Studimi/ Covid qëndron në rroba deri në 3 ditë

Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset e ngjashëm me llojin që shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mbijetojnë deri në 3 ditë në rrobat që veshim zakonisht. Një studim nga Universiteti i de-Montfort në Leicester testoi koronavirusin në disa pëlhura të ndryshme.

Rezultatet treguan se pëlhura prej poliestre paraqet rrezikun më të madh pasi virusi u gjet aty edhe pas 72 orësh. Mikrobiologët thanë se kjo tregon se edhe rrobat e mjekëve që punojnë me të prekurit e covid janë të rrezikshme.

Në materiale 100% pambuk virusi zgjati për 24 orë ndërsa në pëlhurat ku kishte përzierje pambuku dhe poliesteri, virusi mbijetoi vetëm për 6 orë. Studimi shqyrtoi edhe metodën më të besueshme të larjes së rrobave për heqjen e virusit nga pëlhurat.

Tek ajo me 100% pambuk virusi u eliminua plotësisht vetëm kur u përdor detergjent, dhe temperatura e larjes u rrit mbi 67 gradë. Studimi tregoi se nuk kishte rrezik të infektimit pasi rrobat laheshin me detergjentë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI