Flash

Dikush nga mazhoranca i bëri presion? Paloka flet për dorëheqjen e Bamir Topit nga FRD

Lapsi.al 27 February 2021
Dikush nga mazhoranca i bëri presion? Paloka flet për dorëheqjen

Si një nga negociatorët me aleatët e koalicionit opozitar, Edi Paloka u pyet në emisionin “Kjo Javë” në News24 edhe për rastin e Bamir Topit, i cili dha befas dorëheqjen nga drejtimi i partisë, edhe pse kishte negociuar vetë me kryedemokratin Basha për të qenë në të njëjtin bosht, kundër PS.

“Zoti Topi nuk është se ka qenë jashtë negociatave, kontaktet filluan mes tij dhe Bashës disa muaj më parë. Di që nuk ndryshoi asgjë nga marrëveshja e nënshkruar nga negociatori i fillimit zoti Topi me PD. Nuk e di cia ka qenë arsyeja e dorëheqjes. Dikush i bëri presion? Unë nuk mund të flas për këtë, nuk e di arsyen konkrete pse ai e mori këtë vendim. Ne dimë që FRD është pjesë e 14 partive të koalicionit që kanë qëllim fitoren e zgjedhje, që të ndryshojmë këtë realitet”,- tha Paloka.

Në lidhje me postet që do të marrin aleatët në rast se opozita e bashkuar fiton zgjedhjet, Paloka u shpreh se gjithçka do ndahet në bazë të votave të mbledhura prej tyre.

“Postet pas zgjedhjeve ndahen në bazë të votave të marra, nëse do kenë aq vota sa të marrin ministër ata duhet ta marrin”,- shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI