Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Atentati në Athinë, zbardhet e shkuara problematike e të riut shqiptar

Lapsi.al 27 February 2021
Atentati në Athinë, zbardhet e shkuara problematike e të riut

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për 32-vjeçarin shqiptar që u plagos dje në mbrëmje në Attika të Athinës.

Një ditë para se të qëllohej me armë, ai ishte ndaluar nga policia pasi ishte pikasur nga policia teksa lëvizte në lagjen omonia me një monopatinë elektrike dhe i veshur me jelek anti-plumb. Gjatë kontrollit blutë i gjetën një dozë lënde narkotike, ndërkohë që ai u la i lirë nga policia një ditë më pas.

Pikërisht atë ditë, më 26 shkurt, atij iu bë atentat me armë zjarri nga dy persona. CNN grek ngre pyetjen se si ka mundësi që blutë e lanë menjëherë të lirë. Në dëshminë e tij në polici shqiptari kishte thënë se lëvizte me antiplumb pasi i rrezikohej jeta. Policia vendosi ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

Sipas mediave helene shqiptari është një emër i njohur nga autoritetet, pasi ka precedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit, vjedhjeve e grabitjeve.

Nuk është hera e parë që shqiptari bie pre e një atentati me armë zjarri, pasi ai ishte plagosur rëndë gjatë një atentati të ndodhur më 26 maj 2019 në Larisa. Shqiptari mbeti i plagosur në këmbë dhe u përpoq të shkonte vetë në spital, ndërsa dy autorët ia mbathën nga vendngjarja duke kërcënuar me armë një taksist.

Policia greke ka nisur hetimet lidhur me atentatin e ndodhur një ditë më parë, ku pista kryesore mbetet ajo e prishës së pazareve të drogës.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43