Flash

Eksperti amerikan: Dy njerëz të vaksinuar mund të takohen pa masa mbrojtëse

Lapsi.al 26 February 2021
Eksperti amerikan: Dy njerëz të vaksinuar mund të takohen pa masa

Dy njerëz që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti koronavirusit mund të mblidhen bashkë, pasi rreziku është minimal. Kështu është shprehur Dr. Anthony Fauci në një intervistë për CNN.

“Mund të nisi të mblidheni bashkë, si individë, edhe pse rreziku nuk është zero, rreziku bëhet ekstremisht i ulët kur të dy personat janë të vaksinuar,” tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA.

Qendra Amerikane për Kontrollin e dhe Parandalimin e Sëmunjdve nuk ka publikuar ende rekomandime rreth mbledhjeve mes personave të vaksinuar.

“Në gjykimin tim profesional kur vajza ime të dojë të vijë këtu, dhe t’i ketë marrë të dyja dozat e vaksinës, do t’i them them të vijë në shtëpi dhe do t’i jap një përqafim të madh që nuk kam mundur t’ia jap për një vit,” tha Fauci.

Në bazë të të dhënave të Universitetit John Hopkins, në SHBA janë bërë 68,274,117 doza vaksinash. Po ashtu, vendi ka regjistruar mbi 28 milionë raste dhe 508,307 viktima, si pasojë e COVID-19.

Të këshilluara

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, reagon Rama

Edi Rama foli për sistemin në drejtësi nga Berati, ku tha se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, por shtoi se vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shteti...

10:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI