Flash

Rama sherr në Facebook për vaksinimin e personaliteteve: A kuptoni shqip ju...

Lapsi.al 21 February 2021
Rama sherr në Facebook për vaksinimin e personaliteteve: A kuptoni

Kryeministri Edi Rama është gjendur në një mori ankesash në Facebook të dielën kur publikoi foto nga vaksinimi i personaliteteve në Air Albania. Një pjesë e qytetarëve pyesnin se kur do të vaksinohen edhe prindërit e tyre dhe Rama disa prej mesazheve u ka thyer përgjigje edhe me tone të forta.

REPLIKAT

Albana Aluku Kajca: Po prindërit tanë kur do vaksinohen?

Edi Rama: Hap pas hapi, sot ka vazhduar vaksinimi per te tjere te moshuar mbi 80 vjeç, njerez te zakonshem si prinderit e tu!

Edi Fezollari: Te gjith jan njesoj jeten e duan te gjith.

Edi Rama: A kuptoni shqip disa nga ju apo jo, po lexo pra lexo, se po te mos ishin te gjithe njelloj se kishim filluar nga shtepite e pleqve te vetmuar dhe po e vazhdojme pikerisht me plus 80 vjecaret, ndersa ju beni llafe per 20 vete te cileve ne fakt vetem duhet t'u peruleni me respekt, e jo t'i pergojoni per turp te dheut!

Christina Nac: Prindrit tane do vaksinohen kur te behen te famshem.

Edi Rama: Ironi medemek eee?! Nejse, te famshem aty jane 20 veta dhe te tjeret jane njerez te zakonshem qe do vazhdojne perdite apo ti mendon qe te famshmit duheshin lene ne fund, meqe kane kontribute te vecanta per vendin!

Christina Nac: Nuk thashe te fameshmit te lihen ne fund por te jene bashke me moshataret e Tyre cdo njeri qe punon dhe jeton ne shqiperi ka kontribuar ne aspekte te ndryshe ndoshta dhe me te veshtire se te tyre respekti per gjithe moshat.

Edi Rama: Po bashke pra ishin qysh sot bashke dhe po vazhdojme, se ky eshte nje mal i larte qe duhet kapercyer me boten qe s'di ku ka koken me sasite e vaksinave!

Christina Nac: Edi Rama suksese dhe ishallah vaksinohet e gjithe popullsia.

Mariglen Alla: Duhet të ketë secili mundësi të vaksinohet, dhe kjo duhet të ofrohet për një popullsi të vogël si e jona edhe sikur të duhet me paguar më shumë se të tjerët.

Edi Rama: Nuk ka lidhje me pagesat o lum miku, po s'ka doza ne treg se s'jane domate as qepe! ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI