Flash

Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të çudisë botën

Lapsi.al 21 February 2021
Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të

Në Meksikë e njohin si “La Pascualita”; është një manekin që zbukuron prej gati një shekulli vitrinën e një dyqani nusesh në Chihuahua, e që ndonëse vendasit e njohin mirë, këto 30 vitet e fundi ka marrë famë edhe nëpër botë për shkak të legjendës së çuditshme urbane që lidhet me të.

La Pascualita tërhoqi vëmendjen që në momentin kur u shfaq në 25 mars 1930. Kishte diçka tek manikini që i tërhiqte shumë njerëzit, të cilët e kalonin sakaq thuajse pa vënë fustanin e nuses që ai duhet të reklamonte. Fytyra e tij e jashtëzakonshme, sytë, flokët e vërteta, gjithçka e bënte të dukej shumë real. Por elementi që i ka lënë të gjithë pa fjalë, edhe më skeptikët, janë duart. Ato zor të mendohen si duart e një manekini e jo të një njeriu, dhe vajza që I ndërron sot fustanin dy herë në javë, thotë se `kukulla` ka dhe vena varikoze në këmbë. Çfarë ky manekin i çuditshëm?

Vendasit në 1930-tën e patën të pamundur të mos vërenin ngjashmërinë e jashtëzakonshme fizike të tij me vajzën e pronares së atëhershme të dyqanit, Pascuala Esparza e cila kishte ndërruar jetë vetëm pak përpara se të shfaqej manekini, e pickuar për vdekje nga një vejushë e zezë në ditën e saj të dasmës. Njerëzit ende dhe sot i mundon pyetja nëse bëhet fjalë për një manikin, apo nëse është trupi i balsamosur i vajzës së re, i ruajtur në gjendje perfekte.

A mund të zgjasë balsamosja 90 vjet? Ekspertët sjellin shembullin e trupit të Leninit, që gjendet ende dhe sot në një mauzole në sheshin e kuq të Moskës, si dhe atë të vogelushes italiane Rosalia Lombardo që vdiq në 1920-tën nga pneumonia per shkak te gripit spanjoll. I ati vendosi ta balsamonte dhe trupi i vajzes sot është ne gjendje perfekte.

Rezultati i imazhit për la pascualita

Rezultati i imazhit për la pascualitaRezultati i imazhit për la pascualita

Rezultati i imazhit për la pascualita

Rezultati i imazhit për la pascualita

 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI