Flash

Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

Lapsi.al 21 February 2021
Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek

Tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin Dorian Protoduari, pasi sipas tij ka qenë në fushatë për PD.

Protoduari në dëshminë e tij nga spitali ushtarak ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj, duke identifikuar autorët e ngjarjes si njerëz të tij.

Protoduari është dërguar në spitalin e traumës ku ka marrë mjekimin e mjekëve pasi ka dëmtime të rënda në kokë. Dëshmia e Dorian Protoduarit gjatë bisedës me kreun e FRPD, Belind Këlliçi:

Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin , i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re.

Çfarë ka ndodhur?

Dorian Prododuari.: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër, janë njerëzit e Arben Ahmetaj,

Belind Këlliçi: I njeh?

Dorian Protoduari: I njoh personalisht.

Belind Këlliçi: Si quhen?

Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…

Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?

Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në unazën e re.

Belind Këlliçi: Kur ka ndodh kjo ?

Nëna Dorianit: Para një javë , një javë e gjys. Më kapën, me emër.

Punonjës: Nuk është se mbaruam o vlla i dashur, a do me na heq prej pune juve ?

Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë ?

Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.

Folës: Ky më tha të foli me ata.Thuji

Punonjës: O Gimi hajde pak deri te urgjenca vllai.

Dorian Prododuari: Keto janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla që duan ta marin pushtetin me dhunë.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI