Flash

Hetimet/ Dalin detaje të reja nga vrasja e çiftit Pasho në Itali

Lapsi.al 19 February 2021
Hetimet/ Dalin detaje të reja nga vrasja e çiftit Pasho në

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho, në Itali. Mediet vendase shkruajnë se disa gjurmë gjenetike, që mund të çojnë tek autorët e vrasjes u gjetën në tubin e kullimit të lavamanit të kuzhinës në një apartament në Firence, ku jetonte asokohe me qira, e fejuara e djalit të tyre.

Referuar këtyre provave që janë gjetur nga autoritetet dhe që kanë të bëjnë me larjen e duarve, larjen e thikës ose sharrës, që është përdorur nga autori për të copëtuar trupat e viktimave besohet se do të ndihmojnë në zbërthimin e ngjarjes.

Të hënën pritet të mbahej një seancë gjyqësore për të dyshuarit kryesorë, Elona Kalesha që në kohën e zhdukjes së çiftit Pasho, ka qenë e fejuara e djalit të tyre, Taulantit dhe vëllait të saj, Denisit që aktualisht është në burg për një tjetër histori.

Sipas hetuesve me 2 nëntor të vitit 2015 e cila mendohet të jetë edhe dita e vrasjes së çiftit Pasho, Elona Kaleshi priti prindërit e të dashurit të saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre i cili do të lirohej pas 4 vitesh nga burgu pas dënimit për trafik droge. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI