Flash

Rama vijon propagandën: Dy pamjet e psesë së mandatit të tretë

Lapsi.al 17 February 2021
Rama vijon propagandën: Dy pamjet e psesë së mandatit të

Kryeministri Edi Rama në Facebook tregoi pse i duhet edhe një mandat i tretë qeverisës. Ai ka postuar 2 foto të banesës së shembur të një poçari në Farkë, duke treguar si ishte e shembur dhe më pas e rindërtuar. Ashtu si kjo shtëpi shton kryeministri është edhe Shqipëria sot, në ndërtim e sipër sot dhe prandaj i duhet Mandati i Tretë.

Statusi

Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo?

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë??

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI