Flash

Basha-Ramës: Kupa është mbushur, shqiptarët nuk do të mashtrohen më (VIDEO)

Lapsi.al 17 February 2021
Basha-Ramës: Kupa është mbushur, shqiptarët nuk do të

Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Teksa kryeministri Rama jep arsyet, pse sipas tij, duhet të marrë një mandat të tretë qeverisës, kryedemokrati Basha vijon t’i mëshojë faktit se ai nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndaj dhe duhet të largohet. Në një video të fundit në “Facebook”, Basha i përgjigjet Ramës me fjalët e Abraham Linkoln se “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”.

Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”.

Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan. Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI