Flash

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

Zgjedhjet në Kosovë/ Votojnë liderët politikë, mesazhe për qytetarët

Lapsi.al 14 February 2021
Zgjedhjet në Kosovë/ Votojnë liderët politikë, mesazhe

Disa prej krerëve të partive kryesore politike në Kosovë kanë votuar për zgjedhjet parlamentare që po mbahen ditën e sotme. Në këto zgjedhje 28 subjekte politike garojnë për 120 vende në parlament. Ndër të tjera liderët kanë dhënë deklaratat e tyre drejtuar votuesve, duke kërkuar që qytetarët të thonë fjalën e tyre në një proces që duhet të jetë i rregullt dhe me standarte.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita. Në deklaratën e shkurtër për mediat, Kurti u bëri apel qytetarëve që të votojnë me dashuri për vendin për demokraci dhe legjitimitet. Ashtu sikurse dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani, ka thënë se kjo është një ditë e bardhë për Kosovën. Ajo ftoi qytetarët që të votojnë në këtë proces të rëndësishëm dhe inkurajoi gratë dhe vajzat që të marrin pjesë, pasi barazia fillon nga kutia e votimit.

Edhe kandidati për kryeministër të PDK-së së Kosovës Enver Hoxhaj ka votuar.  Pas tij votën e ka depozituar kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti. Në një deklaratë për mediat pas votimit Hoti ftoi qytetarët që të thonë fjalën e tyre, ndërsa pret proces të qetë e të rregullt.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar mëngjesin e sotëm dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë. Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshorja e tij kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

 

 

Të këshilluara

Moti i keq, dy aksidente në Korçë

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë, ndërsa shkak është bërë moti i keq. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Një aksident ka...

12:36

Ndahet nga jeta aktori Andon Qesari

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78 vjeçare aktori i shquar shqiptar Andon Qesari pas një sëmundje të rëndë. Artisti i Popullit Andon Qesari ka lind...

12:28

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI