Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Shqipëria 'nën dëborë', situata në qarqet e vendit (VIDEO)

Lapsi.al 13 February 2021
Shqipëria 'nën dëborë', situata në qarqet e

Pjesa më e madhe e vendit është gdhirë këtë të shtunë, nën “pushtetin” e reshjeve të dëborës. Kështu mësohet se moti i keq dhe veçanërisht reshjet e dëborës kanë shkaktuar problemet e para në qarkun e Elbasanit, mesditën e kësaj të shtune.

Pas orës 11:00 kanë nisur reshjet e dëborës në Elbasan dhe Cërrik përveç zonave të tjerë më malore të qarkut, si Librazhd, Përrenjas dhe Gramsh. Situata më e rënduar është në aksin rrugor Librazhd-Qukës, si dhe Librazhd Peshkopi.

Për shkak të reshjeve të konsiderojnë që po bien dhe pritet të intensifikohen në orët në vijim, rekomandohet që të gjithë ata që kanë ndërmend të lëvizin në aksin Elbasan-Pogradec dhe anasjelltas të përdorin zinxhirët.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm edhe në disa qytete të Shqipërisë së Mesme, dhe zonat e ulëta. Edhe në bregdet mësohet se kanë nisur edhe reshjet e dëborës.

Në Lezhë reshjet e dëborës janë shoqëruar me stuhi të cilat kanë krijuar probleme te konsiderueshme, mbi të gjitha për lëvizjen e makinave. Parashikimet meteorologjike bëjnë të ditur se pasditen e sotme në mbrëmje vonë, ulja e mëtejshme e temperaturave do të bëjë që reshjet e dëborës të shtrihen edhe në shume qytete të tjera si Durrës, Fier, Berat, Tiranë, etj.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjithashtu të gjithë Juglindjen e vendit, duke sjellë edhe problemet e para kryesisht në zonat malore dhe ato rurale.

Prefekti i qarkut të Korçës ka bërë me dije se në aksin nacional Qafë Thanë- Kapshticë, kalimi po kryhet normalisht. Ndërsa në akset Korçë- Dardhë, Korçë-Voskopojë si dhe Qafë Qari-Erseke-Leskovik është e këshillueshme përdorimi i zinxhirëve.

Nga reshjet e dëborës janë krijuar probleme në qarkullim në zonat malore, por edhe ato të fushës së Korçës dhe fushës së Maliqit.

Burime zyrtare thanë se gjatë ditës së sotme ka pasur probleme me energjinë elektrike në shumë fshatra malore, të njësive administrative të Kolonjës, Korçës, Devollit edhe Pogradecit.

Mësohet se grupe të punës të OSHEE janë në terren, për të rikthyer energjinë elektrike. Nga ana tjetër Ndërmarrjet e Shërbimeve Publike të bashkive të qarkut, po punojnë për normalizimin e qarkullimit të mjeteve në fshatrat e fushës së Korçës edhe të Maliqit.

Për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar në rrugët nacionale janë në gatishmëri 32 mjete borë pastruese dhe fadroma.

“Gjatë natës kanë filluar reshjet e borës në Qarkun e Kukësi, në Qarkun e Dibrës, në Qarkun e Korçës, në Qafë Mali-Fierzë, në akset e Sarisalltikut dhe Steblevës, shoqëruar me temperatura të ulëta.

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve.

Në akset Korçë - Qafë Qarri, Korçë - Dardhë, Voskopojë - Voskopojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, njofton ARRSH.

Të këshilluara

Moti i keq, dy aksidente në Korçë

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë, ndërsa shkak është bërë moti i keq. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Një aksident ka...

12:36

Ndahet nga jeta aktori Andon Qesari

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78 vjeçare aktori i shquar shqiptar Andon Qesari pas një sëmundje të rëndë. Artisti i Popullit Andon Qesari ka lind...

12:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI