Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Flet mjeku Edvin Prifti: Është sulm nga Edi Rama. Unë s’kam bërë asgjë jam i pastër

Lapsi.al 13 February 2021
Flet mjeku Edvin Prifti: Është sulm nga Edi Rama. Unë s’kam

Mjeku Edvin Prifti, në një komunikim për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për pezullimin e tij.

“Është sulm nga Edi Rama. Unë s’kam bërë asgjë jam i pastër. Besoj jemi në fushatë elektorale ndaj është gjithë ky sulm”, tha ai.

Ditën e sotme prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për mjekun Edvin Prifti, emri i të cilit doli nga përgjimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Atij iu sekuestruan edhe 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë që iu gjetën në banesë dhe në zyrën e tij. Mjeku kardiolog është shprehur se është i pafajshëm ndaj akuzave që i janë ngritur dhe se provat i ka dorëzuar në gjykatë.

“Kjo është një kërkesë që bëri prokurori, që bazohej në faktin e një sasie të ardhurash që u gjendën në shtëpinë time dhe e konsideroi të arsyeshme një ashpërsim të masës në arrest me burg. Pasi ai e kërkoi këtë, ne paraqitëm gjithë dokumentacionin që këto janë të ardhura të ligjshme nga një kontratë shit-blerje nga një pronë e bashkëshortes time që e ka trashëguar nga prindërit.

Çdo gjë që kam në jetën time e kam konsideruar të ligjshme dhe me punën që kam bërë, pasi kam punuar në qendrat më të mira kërkimore të botës dhe vetëm çmimet që kam marrë arrijnë në 220 mijë euro. Ato lekë të sekuestruara ishin të bashkëshortes dhe nuk e pashë të arsyeshme që për 48 orë t’i depozitoja.

Kam besim se drejtësia mund të funksionojë, por pak orë më parë politikanë, përfshirë edhe kryeministrin tashmë që unë jam arrestuar dhe me sa duket unë po shkoj drejt arrestimit. Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Mund të ketë qenë lapsus, por edhe një urdhër për prokurorinë. Nuk e di nëse është presion, urdhër apo lapsus, këtë do e vërtetojë koha.

Unë jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm për vednin tim, pasi i gjeta qytetarët duke mbushur “charter-a” për t’u operuar në Turqi. Unë kam qenë ai që denoncova pandeminë COVID-19, që mbrojta studentët, që kamë dhënë kontributin tim për Shqipërinë. Paratë ishin në shtëpi pas shitjes së pronës nga bashkëshortja ime dhe motra e saj. Do blihej një objekt tjetër, që edhe ai do të blihej me “cash”, ndaj menduam që t’i mbanim në shtëpi. Unë pres që të më burgosin, pasi edhe vendimi u tha nga të tjerë”, tha më tej Prifti.

Të këshilluara

Moti i keq, dy aksidente në Korçë

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë, ndërsa shkak është bërë moti i keq. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Një aksident ka...

12:36

Ndahet nga jeta aktori Andon Qesari

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78 vjeçare aktori i shquar shqiptar Andon Qesari pas një sëmundje të rëndë. Artisti i Popullit Andon Qesari ka lind...

12:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI