Flash

Zgjedhjet, dalin 4 modelet e fletës së votimit

Lapsi.al 11 February 2021
Zgjedhjet, dalin 4 modelet e fletës së votimit

Kur na ndajnë edhe 74 dite nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ i ka tashmë disa ide se si do të jetë fleta e votimit. Për shkak të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor pa dakordësinë e opozitës, në këto zgjedhje do të kemi disa risi.

Si fillim, koalicionet nuk do jenë siç ka qënë formula. Partitë në koalicione nuk do kenë listat e tyre, por do të jenë në një listë. Po ashtu listat do të jenë pjesërisht të hapura, që do të thotë se qytetarët përveç forcës politike apo koalicionit mund të zgjedhin edhe kandidatin e preferuar. Pikërisht në këto risi, KQZ-ja ka përgatitur edhe modelet e fletës së votimit që po diskutohen.

Modeli i parë i fletës që po diskutohet përbëhet nga një kolonë horizontale që ka subjektet politike, ose koalicionet dhe për çdo parti apo koalicion në kolonë vertikale janë emrat e kandidatëve sipas çdo koalicioni apo partie. Modeli tjetër është i ngjashëm me të parin, por përveç emrit, kandidati do të ketë edhe numër identifikimi. Modeli tjetër që po diskutohet është një fletë që ka një kolonë të madhe vertikale me emrat e partive apo koalicioneve si subjekte zgjedhore. Në cepin e djathtë të fletës së votimit në fund të çdo emri partie ka një kuti ku do mund të vendoset kryqi nga zgjedhësi për subjektin politik. Ndërsa në pjesën e poshtme të fletës së votimit është kutia me numra që nënkupton kandidatin preferencial.

Pothuajse e ngjashme është edhe fleta e votimit modeli numër 4. Numrat që nënkuptojnë kandidatët preferencial nuk do të jenë në pjesën e poshtme të fletës, por përballë kolonës vertikale ku janë shënuar një nga një emrat e subjekteve politike.

Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike pjesë e zgjedhjeve të 25 Prillit, të zbatojnë detyrimin ligjor mbi afishimin e materialeve propagandistike. Përmes Twitter-it, Celibashi thekson se kryetarët e bashkive në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, duhet të përcaktojnë vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike.

Të këshilluara

Covid i merr jetën gazetares Zenepe Luka

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid, gazetarja Zenepe Luka. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet COVID në Tiranë. Disa muaj më parë bas...

19:28

Aksident në Elbasan, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Elbasanit. Në aksidentin e ndodhur afër shkollës “Sule Harri” dy persona janë plagosur e janë dërguar në s...

18:42

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI