Flash

Yuri Kim po bëhet barcaletë, po konkuron dhe premtimin për peshqit e mëdhenj

Lapsi.al 11 February 2021
Yuri Kim po bëhet barcaletë, po konkuron dhe premtimin për
Zakonisht ambasadorët amerikanë në Shqipëri i marrin më seriozisht se duhet. Në paranojën publike ata përfytyrohen si mbinjerëz që kanë në çantë informacionet e CIA-s, në muskuj forcën e marinsave dhe në mendje idealet e perandorisë së lirive. Ky imazh mori një krisje të parë, me Donald Lunë, i cili na premtoi se ishte çështje ditësh goditja e peshqve të mëdhenj. Ajo nuk ndodhi kurrë dhe megjithëse ish ambasadori Lu u zhvendos drejt Kirgistan, ku nuk arriti dot të shihte masakrën zgjedhore, bëmat e tij po bëjnë të harrohen shumë shpejt nga pasardhësja Yuri Kim. Pak ditë më parë shefja e selisë në rrugën e Elbasanit shpalli me të madhe se zgjedhësit shqiptarë meritonin më mirë se Tom Doshi, duke lënë të kuptohet në publik se do të kundërshtonte kandidimin e tij si deputet. Lexo me tej:

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Edi Rama që deri atëhere kishte komentuar se nuk priste që ambasadorja t'i tregonte detyrat e tij, kur erdhi puna tek emrat e përveçëm, i injoroi fare përgjigjet ndaj diplomates. Me sa duket, këtë qëndrim kreu i PSD, Doshi e mori si shkelje syri dhe të nesërmen shkoi e depozitoi kandidaturën e vet pranë KQZ-së. Deri këtu gjithçka qe normale. Sado me frymë hyjnore të jetë e mbarsur kryediplomatja amerikane në Tiranë, në ligjet e këtij vendi nuk figuron ndonjë nen që t'i pengojë qytetarët të kandidojnë për deputetë, kur sekretari i shtetit të SHBA-së të fut në listën e zezë të vendit të tij. Pra, kaq sa mund të bënte Yuri Kim e bëri me fjalë. Por justifikimi i sotëm ishte mëse i tepërt. Ajo i garantoi shqiptarët se Doshi nuk do të qe më ministër në qeverinë e re Rama pas 25 prillit, që me sa duket ambasadorja me testimet e saj e ka marrë për gjë të sigurtë.  Se ç'lidhje kishte kjo gjë kur Yuri Kim e kishte përfshirë emrin e Doshit në kuadër të fushatës për pastrimin e listave të deputetëve, kjo gjë është vështirë të kuptohet. Se kur Tom Doshi ka pretenduar atë gjë, pra qënien pjesë e qeverisë, që zonja Kim, bën sikur po ia ndalon edhe kjo nuk imagjinohet dot.

Video/ Rama kapet mat për sulmin e Yuri Kim ndaj Tom Doshit

Po kulmi arrin kur kryediplomatja citon: "Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga PS”. Këtu mbërrinte kulmi se tashmë s'ka shqiptar që nuk e di se prej kohësh, Tom Doshi formalisht është pjesëtar i një partie tjetër. Se pse qe e nevojshme përmendja e këtij fakti, nuk është e lehtë të thuhet. Por me sa duket, zonja Kim ka vendosur ta konkurojë denjësisht paraardhësin e saj që ka mbetur proverbial me shprehjen: "shumë shpejt do goditen peshqit e mëdhenj".  ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Don Xhon reagon për videon e sherrit me Finem

Një video e publikuar të martën mbrëma në mediat shqiptare ka nxitur reagime të shumta, duke qenë se pretendohej për një zënkë fizike ndërmjet Finem dhe Don Xho...

17:01

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI