Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Kosova para një ndryshimi të madh me Vetëvendosjen

Lapsi.al 11 February 2021
“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Kosova para një ndryshimi

Në një shkrim të gjatë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), e cila historikisht ka qenë përkrahësja më e madhe e çështjes së Kosovës, shkruan se në shtetin më të ri të Europës pritet një ndryshim i madh politik dhe ndërrim i pushtetit.

Ky ndryshim ishte paralajmëruar që në zgjedhjet e tetorit 2019 kur Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë, shkruan FAZ. “Një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare ka shumë shpresa te Kurti. Premtimi i tij se do ta mbështes sa duhet drejtësinë për të vepruar kundër korrupsionit po perceptohet si premtim i besueshëm. Fakti se Kurti është i popullarizuar sidomos te të rinjtë, është përparësi për të sepse Kosova ka popullsinë më të re të Europës. Në BE mosha mesatare vitin e kaluar ishte 43,3 vjet (në Gjermani: 46), në Kosovë jo më shumë se 29”, nënvizon gazeta.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Pse duhet votuar masivisht VV

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” qeveria e parë e Kurtit mori fund në mars 2020, pasi atë e la në mëshirën e fatit partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. Në prapavijë kishte bërë presion të madh Richard Grenelli, i cili e shihte Kurtin si pengesë drejt cakut të tij që shefit të tij Donald Trump t’ia prezantojë një ujdi të shpejtë serbo-kosovare, të cilën ky pastaj do të mund ta shiste si “deal” (pazar për nevoja elektorale).

The Guardian: Kosova pret Albinin dhe Vjosën

Kërcënimet, sipas FAZ, shkuan deri aty, saqë u paralajmërua tërheqja e trupave amerikane në Kosovë të stacionuara aty nga viti 1999. “Nga pikëpamja kosovare në mesin e kërcënimeve kjo është bomba atomike, pasi që ndjenja e sigurisë e shqiptarëve të Kosovës dukshëm bazohet në praninë ushtarake amerikane”.

Apeli/ 77 intelektualë botërorë në mbështetje të Vetëvendosjes: Mundësi për një shoqëri përtej dogmës neoliberale

Një vit pas rrëzimit të Kurtit shumë gjëra kanë ndryshuar në favor të tij, shkruan FAZ. Trumpi është histori, Hashim Thaçi duhet të mbrohet në Hagë përballë akuzës për krime të luftës në vitet 90-të, ndërsa Vetëvendosje s’ka qenë kurrë më mirë në anketa. “Gjithçka tjetër përveç se një fitore e bindshme do të ishte befasi. Përkrahës të partisë së Kurtit shpresojnë madje se do të qeverisin pa partner koalicioni”, nënvizon gazeta. Por Kurti nuk mund të kandidojnë për parlament ngase është dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në parlament kur ishte lider i opozitës. Por ligji kosovar nuk thotë asgjë mbi atë nëse kandidati për kryeministër duhet të jetë anëtar i parlamentit. Dhe, sipas FAZ, Kurtit i intereson vetëm posti i kryeministrit.

© KOHA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI