Flash

Kryemadhi - drejtuesve të LSI: Mos përdorni WhatsApp se e përgjon Rama

Lapsi.al 11 February 2021
Kryemadhi - drejtuesve të LSI: Mos përdorni WhatsApp se e përgjon

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama po përgjon drejtuesit e LSI-së për të mësuar lëvizjet gjatë fushatës. Në një takim me strukturat e LSI-së në Kavajë, Kryemadhi bëri thirrje që të mos përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër.

“Anëtarët e LSI-së janë në krye të detyrës, shtëpi në shtëpi, derë në derë dhe socialist në socialist. Anëtarëve të LSI u bëj thirrje të mos e përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër, që do ua dërgojmë të gjithë atyre që janë përgjegjës të qendrave të votimit.

Ai mund të mendojë se duke gjurmuar të ashtuquajturat bandat kriminale që i ka rreth tavolinës së tij, mendon që duke bërë gjëra të tilla, mos të gjejë çdo lëvizje tonën dhe LSI-së. Po ia them në TV, mos lodhë njerëzit duke na përgjuar dhe zbardhur mesazhet tona, se nuk ka për t’i kuptuar kurrë mesazhet tona. LSI e ka betejën për 40 mandate”, - tha Kryemadhi.

Ditët e fundit është bërë mjaft i përhapur fenomeni i vjedhjes së aplikacionit WhatsApp. Edhe policia ka bërë një deklaratë për këtë çështje, por pa sqaruar kush qëndron pas saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid i merr jetën gazetares Zenepe Luka

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid, gazetarja Zenepe Luka. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet COVID në Tiranë. Disa muaj më parë bas...

19:28

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI