Flash

Rasti/ Pëllumb Pipeo u infektua me Covid 19 ndonëse mori vaksinën. Si shpjegohet

Lapsi.al 27 January 2021
Rasti/ Pëllumb Pipeo u infektua me Covid 19 ndonëse mori

Disa ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus. Pyetja që shtrohet në këtë rast është si ka mundësi që Pipero ka rezultuar pozitiv në testin e tamponit, ndonëse ai ishte nga të parët që u vaksinua në Shqipëri. Si u prek ai nga Koronavirusi ndonëse mori 16 ditë më parë dozën e Pfizer? Në fakt këtu nuk ka asnjë çudi.

Pipero ishte në mesin e tre mjekëve të parë që u vaksinuan me vaksinën e Pfizer, pas kryeministrit Edi Rama.

Kolegu i tij epidemiologu Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se që të quhesh i mbrojtur nga vaksina e Pfizer duhet së pari të marrësh të dy dozat me një afat kohor tre javë larg njëra tjetrës. Alimehmeti tha për News 24 se vaksina në 10-12 ditët e para nuk është në lojë, pra personi që i është injektuar mund të quhet në këto ditë i pavaksinuar.

Gjithashtu, me një dozë mund të quhet vetëm 33% i vaksinuar. Ndërkohë që edhe studimet për Pfizer tregojnë se fakti që ke marrë vaksinën nuk do të thotë se personi nuk infektohet pasi vaksinimi të mbron 94.7% për rastet e rënda të sëmundjes.

Prandaj Pëllumb Pipero që ishte në mesin e tre mjekëve të parë që u vaksinuan pas kryeministrit Edi Rama u prek nga koronavirusi ndonëse kishte marrë dozën e parë të vaksinës.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjithashtu u shpreh në News 24 se trupi i njeriut nis të krijojë antritrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI