Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

VIDEO/ Rama jep leksione gazetarie/ Velinat e Klanit i dërgojnë puthje kryeministrit

Lapsi.al 26 January 2021
VIDEO/ Rama jep leksione gazetarie/ Velinat e Klanit i dërgojnë puthje

Përgjimet e Antimafia-s italiane për sekserët e Ndrangheta-s në Tiranë nuk ishin fokusi kryesor i fjalës së kryeministrit Rama në konferencën për mediat. Rama nuk u duk të reflektojë, të shqetësohet dhe të kërkojë përgjegjësi për situatën e pastrimit të parave në vendin tonë.

Përkundrazi, ajo që "e kishte turbulluar" më shumë nga e gjithë historia, ishte sjellja e mediave dhe fakti që gazetarët u fokusuan më shumë tek pazaret e "Nikut", biznesmenit që ofronte mundësi investimi në kulla, koncensione dhe tendera, se sa tek konkluzionet e Antimafias, sipas të cilave në fund, Antonio Gallo investoi tek vetëm një dyqan në Tiranë.

Dhe ndërsa mbante leksione gazetarie, në konferencën për mediat Rama ka falenderuar emisionin Stop të TV Klanit, si shembullin e gazetarisë investigative, duke marrë rastin e Tires, sanitares që merrte para për të sëmurët me covid.

Ndërkohë Stop ka zbuluar edhe një rast tjetër skandaloz në spitale, atë të një infermiereje që i vodhi para pacientit të intubuar dhe duke përmendur Edi Ramën që "i ngriti në qiell" dy velinat e emisionit e kanë puthur nga larg.

Por ndërkohë që vajzat i dërgonin puthje, drejtuesit e emisionit ironizonin Ramën, që nuk ishte impresionuar hiç nga investigimi i Antimafias për Ndrangheta-n, por ishte "mrekulluar" nga investigimi i emisionit Stop. "E dëgjuat kryeministrin si e bëri Antimafian italiane, per nje lek?" "E t'i shifshe ti çunat e Antimafias italiane s'kishin ku futeshin nga turpi", "Nesër në kafe italioni tutti parlando në kafe per noi" ishin batutat e drejtuesve të emisionit, që nuk i kanë mbajtur kunjat me përpjekjet e Ramës për të krahasuar punën e tyre me një investigim disavjeçar të Antimafias italiane. VIDEO KETU

Të këshilluara

Grabitet me armë farmacia mes të Tiranës

Një farmaci është grabitur me armë para pak çastesh në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës "Sami Frashëri". Një person i armatosur ka mar...

21:15

DW: Fiaskoja e vaksinimit në Europë

BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europi...

20:24

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI