Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe, nuk jemi në gjendje të themi nga vjen

Lapsi.al 27 January 2021
Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një COVID

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh se sa i përket mutacioneve të reja të COVID, në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht.

“Eshtë virus ndryshe, eshtë koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, tha ai.

“I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, u shpreh mjeku, teksa u pyet nga gazetarja Mulaj për identifikimin e plotë të këtij virusi.

Unë Euronews Albania se situatën e koronavirusit në vend duhet ta marrim seriozisht.

“Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Ulqinaku theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në vend.

“Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha ai.

Të këshilluara

Grabitet me armë farmacia mes të Tiranës

Një farmaci është grabitur me armë para pak çastesh në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës "Sami Frashëri". Një person i armatosur ka mar...

21:15

DW: Fiaskoja e vaksinimit në Europë

BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europi...

20:24

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI