Flash

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e 2 biznesmenëve në Laç: Autori është Eduard Lamaj

Lapsi.al 27 January 2021
Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e 2 biznesmenëve në

Prokuroria përfundoi hetimit për ngjarjen e ndodhur në maj e vitit te kaluar në lokalin “AA” në Laç ku u vranë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Sipas Prokurorisë, është Eduard Lamaj ai që qëlloi drejtpërdrejt mbi ta, ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur pasi Lika iu përgjigj sulmit me armë.

Provat më të forta për implikimin e tij janë jo vetëm pamjet filmike dhe dëshmia, por edhe prova të ADN të marra nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje.

Personat e tjerë si Ilir Xhepaj, Elson (Oltion) Alija (Vlashi), Klaudio Perkola implikohen direkt ose indirekt nga Lalaj në ngjarje. Kujtojmë se në kohën që Lamaj do qëllonte Paulin Gjergjin të tjerë persona mbajtën peng djemtë e tij në garazhin e hotelit.

Prokuroria thotë se nuk ka një motiv të qartë pse u qëlluan biznesmenët. Aty ngrihen dyshime se mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që kishin në tregtinë e drogës. Vetë Lamaj ka deklaruar se ka mbërritur në lokalin “AA” se kishte konflikte të forta me pronarin e hotelit, i arrestuar për drogë dhe që ishte në një burg në Itali kur ndodhi vrasja. Nga hetimet rezulton se përplasjet për çështje droge mund të jenë një nga shkaqet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI