Flash

Mira Rakacolli në grumbullimin e partisë/ Silva Bino: Të gjobitet, policia të marrë masa!

Lapsi.al 27 January 2021
Mira Rakacolli në grumbullimin e partisë/ Silva Bino: Të

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, thotë se kryetara e Komitetit, Mira Rakacolli duhet të gjobitet për shkelje të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të përcaktuar në aktin normativ të hartuar nga vetë ajo.

Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në ABC, Bino tha se grumbullimi është i gabuar dhe në këtë rast duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.

Pjesë nga biseda

Xhafo: Ju keni nxjerr një akt normative që ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona por partitë nuk po e respektojnë . Kryetarja e Komitetit teknik është fotografuar në një takim elektoral . Ajo foto pastaj u hoq me urgjencë etj,

Silva Bino: Është shumë gabim e them, është shumë gabim. Kjo është shumë e gabuar. Këtu duhet të marrë masat policia. Policia bashkiake, policia e shtetit, të gjithë ata që e kanë detyrim kontrollin për shkeljen e këtij vendimi

Xhafo: Kur kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve merr pjesë në mbledhje në shkelje të asaj që ka miratuar mos vallë policia nuk ka çfarë bën dhe të ngrejë duart?!

Silva Bino: Policia duhet të veprojë në çdo kohë. Nuk e di këtë fakt por edhe unë vetë të jem, policia të vijë dhe të më gjobisë

Xhafo: Pse të gjobisë kur je e madhe dhe vaksinuar dhe e kuptoni rrezikun e gjësë, përndryshe i bie mos bëni si bëj unë.

Silva Bino: Kam shkelur rregullin

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli ishte pjesë e një mbledhje partiake me shtabin elektoral të njësisë nr.1 në kryeqytet, ku drejtues politik është Ervin Bushati, ndërsa takimi u postua për të promovuar punën e strukturave para zgjedhjeve nga deputetja Elona Gjebrea. Por për çështje minutash postimi nga takimi u fshi pas breshërisë së kritikave, që në objektiv kishin pikërisht Mira Rakacollin raporton abcneës.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI