Flash

Frikë në Maqedoninë e Veriut, varianti i ri i covid mbërrin në Shkup

Lapsi.al 27 January 2021
Frikë në Maqedoninë e Veriut, varianti i ri i covid mbërrin

Varianti i ri i koronavirusit ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Ai u zbulua tek një 46 vjecar, I cili tashmë është shëruar. Njoftimin e bëri vetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Virusi u zbulua në spital gjatë analizës së kampioneve nga muaji janar. Burri rrëfeu nuk ka pasur asnjë kontakt me njerëz që vinin nga përtej kufijve dhe nuk ka udhëtuar as vetë jashtë Maqedonisë së Veriut.

“Pacienti iu nënshtrua një testi të shpejtë i cili e nxorri pozitiv.

Paskësaj u paraqit për një ekzaminim në një spital privat ku iu nënshtrua një testi PCR i cili ishte pozitiv dhe pacienti u shtrua menjëherë në spitalin privat.

Në 15 janar, bëri dhe një test të tretë që po ashtu rezultoi pozitiv”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik. Tani, 46 vjeçri rezulton më në fund i shëruar. Sipas informacionit që laboratori i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që përcaktojnë llojin britanik janë identifikuar në izolimin e këtij pacienti.

Maqedonia e Veriut regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 9 viktima me COVID-19 dhe 394 të infektuar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI