Flash

Austria i ofron mbështetje Kosovës për liberalizimin e vizave

Lapsi.al 27 January 2021
Austria i ofron mbështetje Kosovës për liberalizimin e vizave

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, Sebastian Kurz. Hoti me Kancelarin Kurz bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku mori mbështetjen e tij për vazhdimin e punës në mirëmbajtjen e kritereve të plotësuara për liberalizim në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës sa më parë të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Nga ana tjetër Kancelari Kurz konfirmoi se Austria do të konsiderojë vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza. Kryeministri Hoti dhe Kancelari Kurz, vlerësuan lart marrëdhëniet midis dy vendeve duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes bilateral.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI