Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Tiranë/ Makina përplas për vdekje vajzën 10-vjeçare

Lapsi.al 17 January 2021
Tiranë/ Makina përplas për vdekje vajzën 10-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë.

Policia e kryeqytetit njofton se rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues Alban Guri, ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se e mitura i ka dalë para automjetit.  Sakaq, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

10-vjeçarja është aksidentuar para banesës së saj. Familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë, shkruan abc news.

Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit.

"Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", .

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI