Flash

Rikthehet Albert Stanaj

Lapsi.al 2 December 2020
Rikthehet Albert Stanaj

Qetësia para stuhisë! Më në fund, Stanaj është rikthyer me një këngë të re.Shqiptari nga Mali i zi ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.

Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.Edhe ashtu ka bërë. Ai na kapi në befasi të gjithëve pak ditë më parë, kur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” .

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.

Stanaj është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i rritur në New York.

Si një interpretues i ri, duke kënduar që kur ishte 6 vjeç, Stanaj ka performuar në shumë vende në të gjithë Amerikën dhe në Europë. Atij iu dha mundësia në moshën 14 vjeçare për të kënduar për Papa Benediktin e XVI. Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të njohura, si për shembull Kim Kardashian e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale coverat e tij.

Po ashtu, Stanaj ka qenë edhe në “Sunny hill festival”, teksa 3 vite më parë vizitoi vendin tonë, kur ishte i ftuar në “The Voice of Albania”. Disa nga këngët më të bukura të tijat mund t’i dëgjoni më poshtë.

Të këshilluara

Shakaja për Selena Gomez që revoltoi rrjetin

Selena Gomez është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjet, pas një shakaje të papërshtatshme që u bë me të gjatë shfaqjes së quajtur “Save by the bell”. Këng...

16:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI