Flash

Netflix sjell një version ndryshe të ‘La Casa de Papel’

Lapsi.al 1 December 2020
Netflix sjell një version ndryshe të ‘La Casa de Papel’

Netflix do të sjellë një version të ri të “La Casa de Papel” (Money Heist), një prej serialeve hit të platformës.

Shfaqja spanjolle, produksioni i të cilës po merret me sezonin e katër, do të ketë një version korean. Si producent ekzekutiv i versionit korean do të shërbejë po Alex Pina, krijuesi i “La Casa de Papel”. Versioni i ri do të ketë si regjisor Kim-Hong-sun, i njohur për punën e tij me prodhimet e zhanrit fantazi dhe krim, ndërsa skenari do t’i besohet Ryu Yong-jae. "Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me rradhë," tha Pina. “Ata kanë arritur, si serialet tona, të tejkalojnë kufijtë kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve. Prandaj më duket interesante që bota e 'La Casa de Papel' është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëhet një përshtatje.”

Të këshilluara

Shakaja për Selena Gomez që revoltoi rrjetin

Selena Gomez është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjet, pas një shakaje të papërshtatshme që u bë me të gjatë shfaqjes së quajtur “Save by the bell”. Këng...

16:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI