Flash

Filmi i Sia-s kritikohet për portretizimin e autizmit

Lapsi.al 1 December 2020
Filmi i Sia-s kritikohet për portretizimin e autizmit

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Sia publikoi trailerin e filmit të saj të parë, i cili do të publikohet në vitin 2021, “Music”, me protagonistë Kate Hudson, Leslie Odom Jr. dhe Maddie Ziegler. Menjëherë pas publikimit të trailerit, Sia u përball me kritika të shumta për shkak se Maddie Ziegler portretizon një personazh me autizëm, ndërkohë që nuk është autike në jetën reale.

“Music” është një film dramatik që përqëndrohet te Music (Maddie Ziegler), një adoleshente me nevoja të veçanta, e cila vendoset nën kujdesin e të motrës, Zu (Kate Hudson) dhe mikut të saj, Ebo (Leslie Odom Jr.). Kujtojmë se Maddie, kërcimtare, aktore dhe modele amerikane, fitoi famë ndërkombëtare pas pjesëmarrjes në këngët e Sia-s, “Chandelier” dhe “Elastic Heart”. “Është një turp kaq i madh që dikush me një platformë kaq kolosale e përdor atë për të përjashtuar aktorët me nevoja të veçanta dhe probleme të ndryshme,” shkroi një person në YouTube. “Unë kam qenë adhurues i punës suaj ndër vite, kështu që kjo është me të vërtetë zhgënjyese”.

Sia nga ana tjetër mbrojti veten duke thënë se ka punësuar njerëz me nevoja të veçanta dhe anëtarë të LGBTQ+. Dikujt tjetër, që u shpreh se ka kaq shumë aktorë autikë, përfshirë edhe vetë komentuesen, Sia iu përgjigj me, “ndoshta ti je thjesht aktore e keqe”.

 

Të këshilluara

Shakaja për Selena Gomez që revoltoi rrjetin

Selena Gomez është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjet, pas një shakaje të papërshtatshme që u bë me të gjatë shfaqjes së quajtur “Save by the bell”. Këng...

16:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI