Flash

Alban Hoxha konfirmon bashkëjetesën me Çiljetën

Lapsi.al 1 December 2020
Alban Hoxha konfirmon bashkëjetesën me Çiljetën

Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga prej vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie, por rrallëherë i kemi parë të shfaqen bashkë publikisht apo të flasin për raportin e tyre. Dyshja e njohur kanë nisur të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin si çift dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Albani.

I ftuar mëngjesin e sotëm, ai ka folur për karrierën e tij dhe sigurisht jetën private. Portieri ka treguar se ata nuk flasin shumë për pjesën personale, sepse nuk ju pëlqen t’i ndajnë këto gjëra me publikun.

Megjithatë Albani rrëfeu një pjesë nga bashkëjetesa me Çiljetën. Ai tregoi se është i detyruar të zgjohet më herët nga gjumi për shkak të stërvitjes, por duket se nuk është fare romantik si në filma me partneren e tij. Porteri ka treguar se edhe pse zgjohet i pari nuk përgatit mëngjesin për Çiljetën e t’ja çojë në shtrat, por të paktën kujdeset që të mos i bëjë zhurmë kur zgjohet e lëviz nëpër shtëpi.

Lidhja e Çiljetës dhe Albanit ka kaluar shumë ulje-ngritje, mirëpo pas çdo thashethemi ata kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të fortë mes tyre. para disa kohësh u përfolën për ndarje e më pas se do të bëheshin prindër, por asnjëra prej tyre nuk rezultoi e vërtetë. Ndërkohë kujtojmë se si Çiljeta, po ashtu edhe Albani, kanë nga një djalë nga martesat e tyre të para.

Të këshilluara

Filmat që duhet të shikoni këtë fundvit

Festat tashmë janë shumë afër dhe ju duhet ta shijoni atmosferën e tyre magjike. Pavarësisht pushimeve, dekorimeve që bëni, apo edhe ushqimeve që përgatitni ...

16:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI