Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së James Bond

Lapsi.al 30 November 2020
Zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së James Bond

Mësohet se legjenda e James Bond, Sean Connery  ndeerroi jete nga pneumonia, problemet me zemrën dhe mosha, sipas certifikatës së tij të vdekje, të siguruar nga TMZ.

Në certifikatë shkruhet se shkaqet e vdekjes qenë pneumonia, probleme me frymëmarrjen, mosha [dhe] fibrilacioni atrial, kjo e fundit një rrahje e parregullt e zemrës që mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut, goditjeve në tru dhe ndalimit të zemrës. Bashkëshortja e Connery prej 45 vjetësh, Micheline Roquebrune, tha më parë se ai kishte përjetuar një betejë të gjatë me demencën dhe "u nda nga jeta paqësisht". Legjenda e James Bond u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 90-vjeçare. Aktori skocez  u admirua nga tifozët e filmit dhe është konsideruar gjerësisht si 007 origjinal dhe më i mirë. Sean Connery e nisi karrierën në aktrim që në moshë të hershme, por në vitet ’50 pati më shumë sukses. Pavarësisht pjesëmarrjeve nëpër teatër dhe filma, ishte James Bond me “Dr.No” çfarë i dha një tjetër status në ekran, i cili vazhdoi më pas me “From Russia with Love”, “Goldfinger”, “Thunderball”, “You Only Live Twice” apo “Diamonds Are Forever”.

Fama e lejoi që të ishte pjesë e filmave jashtë James Bond, si “Marnie” me regji të Alfred Hitchcock apo “The Hill” e Sidney Lumet. Connery fitoi çmimin Oscar për “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” për “The Untouchables” (1988).

Të këshilluara

George Clooney: Amal më ndryshoi jetën

Në qershor të vitit 2017, George dhe Amal Clooney u bënë prindër të binjakëve, Ella dhe Alexander. Fëmijët mbushën 3 vjeç këtë vit dhe së fundmi aktori 59-vjeça...

13:46

Ndahet nga jeta reperi Lil Yase

Lil Yase ka ndërruar jetë gjatë ditës e diel në moshën 25-vjeçare. Burime pranë Yase pretendojnë se ai ishte me ekipin e tij natën e së premtes, në një studi...

12:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI