Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Rita Ora thyen rregullat anti-Covid, realizoi një festë sekrete për ditëlindje

Lapsi.al 30 November 2020
Rita Ora thyen rregullat anti-Covid, realizoi një festë sekrete

Rita Ora bëri pak ditësh 30 vjeçe dhe këngëtarja me famë botërore tregoi se këtë ditë të shënuar e festoi në shtëpinë e saj me familjarët. Këngëtarja tregoi se në kushte pandemie u detyrua të festonte në shtëpi dhe publikoi disa foto nga festa modeste.Mirëpo ditëlindja e Ritës nuk është mbyllur me kaq, sepse ka organizuar edhe një festë me miqtë e saj në fshehtësi të plotë. “The Sun” ka zbuluar se Ora ka mbledhur 30 persona në një restorant në Londër ditën e shtunë. Të pranishëm në ditëlindjen e Ritës ishte motra e saj. Elena, miq dhe disa personazhe të tjerë të njohur, duke përfshirë Cara dhe Poppy Delevingne.“Kishte një numër të ftuarish, të gjithë të veshur elegantë dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa, për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte. Kjo vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”, kanë thënë disa burime për “The Sun”. Disa persona kanë njoftuar policinë për shkelje të rregullave ant-Covid dhe disa oficerë janë parë duke u munduar të hapin një derë të restorantit.

Festa e Ritës ka irrituar shumë persona, të cilët i kanë dalë kundër për faktin që ajo ka thyer rregullat e Covid-19. “Si shumë të tjerë të gjithë ne kemi sakrifikuar ditën tonë të madhe për të ndjekur rregullat dhe është vërtetë zhgënjyese të shohësh se disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë gjë. A mendojnë ata se rregullat nuk vlejnë për ta, sepse janë të pasur apo të famshëm?”, është shprehur një mjeke britanike.

Ndërkohë Britania e Madhe do të jetë në izolim deri ditën e nesërme dhe nga data 2 dhjetor pritet të ndryshojnë rregullat.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi Lil Yase

Lil Yase ka ndërruar jetë gjatë ditës e diel në moshën 25-vjeçare. Burime pranë Yase pretendojnë se ai ishte me ekipin e tij natën e së premtes, në një studi...

12:35

Ndahet nga jeta aktorja italiane

Daria Nicolodi ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare. Shkaku i saj i vdekjes nuk dihet, por vdekja e saj u konfirmua nga vajza dhe aktorja tjetër Asia Argent...

14:05

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI