Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Mihrije Braha tregon për herë të parë dënimin me burg vite më parë

Lapsi.al 29 November 2020
Mihrije Braha tregon për herë të parë dënimin me burg

Mihrije Braha ka qenë e ftuar së fundmi në rubrikën “5 data” në Prive.

Mes tyre këngëtarja e njohur ka rrëfyer një ngjarje që askush nuk e ka ditur më parë. Mihrija ka treguar se është dënuar vite më parë me 1 vit burg dhe ka zbuluar publikisht arsyen pse. Ajo ka rrëfyer se tre dekada më parë artistët e kishin thuajse të pamundur të udhëtonin nga një vend në tjetrin për të dhënë koncerte dhe për këtë arsye është ndaluar nga policia.

Këngëtarja është shprehur se në vitin 1995 ka udhëtuar drejt Maqedonisë me bashkëshortin e saj dhe aty është dënuar me 1 vit burg.

“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalin policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri. Na i morën pasaportat, na kthejnë, na dënojnë një vit burg, ndërsa me kusht dy vite dhe me dinarë”, rrëfeu Mihrija.

Ajo shtoi se me bashkëshortin e saj zgjodhën që të jepnin para, që të mos vuanin dënimin me burg.

Ndërkohë para disa ditësh ajo rrëfeu periudhën e vështirë, kur bashkëshorti i saj luftonte me kancerin.

Mihrija ka treguar se ky ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë dhe pavarësisht se para Naimit dukej si grua e fortë, në të vërtetë brenda vetes ishte shumë e dobët.

“Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze. Kur ai shkoi tek doktori i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonin bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit.

Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave. Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë sepse unë po luaja dy role”, ka rrëfyer këngëtarja.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI