Flash

George Clooney: Amal më ndryshoi jetën

Lapsi.al 30 November 2020
George Clooney: Amal më ndryshoi jetën

Në qershor të vitit 2017, George dhe Amal Clooney u bënë prindër të binjakëve, Ella dhe Alexander. Fëmijët mbushën 3 vjeç këtë vit dhe së fundmi aktori 59-vjeçar tregoi për momentin kur mësoi se do të bëhej baba jo i një, por i dy fëmijëve.

“Ne nuk kishim biseduar kurrë për t’u bërë me fëmijë, derisa një ditë thamë: Çfarë mendon?” u shpreh ai në një intervistë për CBS This Morning ku promovoi filmin e tij në Netflix, “The Midnight Sky”.“Shkuam te mjeku dhe më thanë se do të bëhesha me djalë. Thashë që ishte fantastike. Pastaj më tha që ishte dhe një fëmijë tjetër. Papritmas, ishin dy. Është e vështirë të më bësh të mos flas, por qëndrova atje për 10 minuta vetëm duke parë një copë letër e duke thënë, ‘Çfarë? Dy?’.”

Clooney u shpreh se në fillim të marrëdhënies së tyre, ai dhe Amal nuk folën për martesën.Por megjithatë Clooney është goxha i lumtur me mënyrën si ndodhën gjërat në lidhje me raportin e tij me Amal, një avokate për të drejtat e njeriut e cili është gjithashtu partnerja e tij në çështjet e filantropisë. Aktori tha se jeta e tij është bërë më e mirë që pas krijimit të familjes.

“Nuk ka dyshim që të paturit Amal në jetën time ndryshoi gjithçka për mua. Ishte hera e parë që gjithçka që ajo bënte dhe gjithçka që kishte lidhje me të ishte pafundësisht për mua më e rëndësihme se gjithçka tjetër. Është përmbushëse dhe diçka të cilën nuk e prisja kurrë.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi Lil Yase

Lil Yase ka ndërruar jetë gjatë ditës e diel në moshën 25-vjeçare. Burime pranë Yase pretendojnë se ai ishte me ekipin e tij natën e së premtes, në një studi...

12:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI