Flash

Rihanna dhe Asap Rocky në një lidhje dashurie

Lapsi.al 1 December 2020
Rihanna dhe Asap Rocky në një lidhje dashurie
Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi. Burime pranë dyshes kanë thënë për People se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Broën etj. Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.

Të këshilluara

Filmat që duhet të shikoni këtë fundvit

Festat tashmë janë shumë afër dhe ju duhet ta shijoni atmosferën e tyre magjike. Pavarësisht pushimeve, dekorimeve që bëni, apo edhe ushqimeve që përgatitni ...

16:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI