Flash

Kamala harris e preferuara e Mark Zuckerberg

Lapsi.al 17 November 2020
Kamala harris e preferuara e Mark Zuckerberg

Akuzat dhe pretendimet e Presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump, se Mark Zuckerberg, është vënë në shërbim të “Deep State-s” duke i vënë atyre në shërbim rrjetet e tij sociale, nuk kanë qenë fare të pabaza.Qasja e Facebook ndaj Zv.presidentes së zgjedhur të Joe Biden, Kamala Harris, tregojë se edhe në rrjetet sociale të përdorura nga e gjithë bota ka pasur jo vetëm anshmëri, por edhe censurë.Kamela Harris mendohet se do të jetë gruaja e parë Zv.presidente në historinë e SHBA-ve, por ajo nuk ka qenë e pa sulmuar dhe e pa akuzuar nga kundërshtarët e saj.Pas lajmeve se fitues të zgjedhjeve presidenciale janë demokratët, një lumë komentesh negative nga përkrahësit e kundërshtarëve të saj, kanë nisur në Facebook.Por menjëherë pas këtyre komenteve ka reaguar gjiganti social “Facebook”, i cili i ka fshirë të gjitha komentet, faqet dhe postimet që janë bërë kundrejt saj.Sipas mediave ndërkombëtare, “Facebook ka deklaruar, duke thënë se, heq 90% të postimeve dhe komenteve që kanë një ‘gjuhë’ urrejtjeje në to”.Rrjeti social ka bërë të ditur se, tre grupe që shpërndanin materiale me përmbajtje urrejtjeje janë mbyllur dhe bllokuar nga Facebook.Kamela Harris dhe Joe Biden, janë deklaruar fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.Ata kanë marrë 306 vota të Kolegjit Elektoral, duke lënë mbrapa Donald Trump, me vetëm 232 vota, por ende ky i fundit nuk e ka njohur rezultatin, madje ka nisur procedurën ligjore për të ankimuar zgjedhjet, sipas tij të manipuluara nga demokratët.

Të këshilluara

Keanu Reeves thyen rregullat e covid-19

Aktori i famshëm Keanu Reeves dhe më shumë se 200 persona të tjerë mbajtën një festë në periferi të Berlinit, teksa hiqeshin sikur ishin me xhirime.Kështu ka bë...

13:08

Noizy kryeson listën britanike

Një javë më parë, reperi i njohur Noizy erdhi në bashkëpunim me Predz UK, Swarmz dhe Simba. Djemtë sollën një projekt “zjarr” që u titullua “Naughty naughty”, i...

10:23

Miley publikon listën e plotë të albumit

Albumi i saj i ardhshëm, i cili pritet të publikohet në fund të nëntorit, përfshin emra të mëdhenj të muzikës përfshirë këtu, Dua Lipën, Billy Idol dhe Joan Jet...

19:06

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI