Flash

Hugh Grant tregon të vështirat e të qënit me Covid-19

Lapsi.al 16 November 2020
Hugh Grant tregon të vështirat e të qënit me Covid-19

Aktori i famshëm Hugh Grant rrëfeu në intervistën e tij të fundit si e kishte përjetuar infektimin e tij me Covid-19. Fatmirësisht, tashmë aktori është mirë por gjatë kohës kur ishte infektuar me virus, kishte menduar se “po çmendej”.

Ai kishte humbur shijen dhe nuhatjen, simptomat më të përhapura të Covid-19. Ndaj, Grant kishte nisur të nuhaste lulet, madje edhe plehrat me shpresën se do të ndjente diçka. Madje, ai pranoi se ishte i gatshëm të nuhaste edhe sqetullat e njerëzve, vetëm që të ndjente se i ishte rikthyer nuhatja.

“Gjithçka filloi me djersitje, pulsim dhe ënjtje sysh. E mbaj mend shumë mirë ndjenjën e ngushtimit në kraharor. Më dukej sikur një burrë i rëndë ishte ulur në kraharorin tim. U alarmova dhe një ditë fillova të nuhas gjithçka, nga lulet tek plehrat. Por nuk nuhasja asgjë. Isha aq i dëshpëruar sa do i merrja erë edhe sqetullave të ndokujt vetëm që të nuhasja sërish”-tregoi aktori.

Hugh Grant tregoi se së bashku me të, virusin e kaloi edhe bashkëshortja e tij Anna Eberstein.

Të këshilluara

Edhe Skerdi Ago pozitiv me Covid-19

Listës së personazheve shqiptarë të infektuar me Covid-19 i është shtuar së fundmi edhe këngëtari i njohur Skerdi Ago. Ai e ka dhënë këtë lajm në llogarinë e...

08:56

Ndahet nga jeta aktori indian

Aktori legjendar Soumitra Chatterjee, i njohur për punën e tij me regjisorin fitues të ‘Oscar’, Satyajit Ray, ka vdekur nga ndërlikimet e COVID-19. Artisti 8...

15:52

Demi Lovato: Ndihem më mirë pas ndarjes

Demi Lovato, gjatë këtij viti pati disa probleme sa i përket jetës sentimentale. Kjo vjen pas ndarjes nga Max Ehrich, i cili nuk e linte të qetë artisten për...

15:18

Rikthehet kasti i ‘Princi i Bel-Air’

Më 31 gusht u shpërnda lahni se një ribashkim i aktorëve po ndodhte dhe se regjistrimet do të fillonin më 10 shtator. Përveç Will Smith, do të jenë thuajse e...

14:03

Harry Styles: Do vazhdoj të vesh fustane

Në kopertinën e Vogue për muajin dhjetor 2020, gjatë intervistës eksluzive, Harry Styles foli edhe për sensin e tij të modës. Gjatë sesionit fotografik, ai...

13:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI