Flash

Shtatë të arrestuar brenda 24 orëve në Elbasan, policia jep detaje

Lapsi.al 31 October 2019
Shtatë të arrestuar brenda 24 orëve në Elbasan, policia jep

Nga vjedhje, tek përndjekje, kanosje e posedim droge, Policia e Elbasanit vë në pranga gjatë 24 orëve të fundit 7 persona, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve”, shtetasi:

R. V., 77 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe 7 fishekë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagracë shtetasit:

S. B., 25 vjeç dhe F. Q. 21 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në një magazinë u kapën duke vjedhur pjesë metalike të një makinerie, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin tip Seat, me të cilin do të bënin transportimin e tyre.

Xh. Gj., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përdjekur e kanosur me fjalë, si dhe i ka thyer xhamat e lokalit një shtetaseje 30-vjeçare.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. B., 61 vjeç, banues në fshatin Dëshiran, Belsh dhe I. K., 28 vjeç, banues në Librazhd. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI