Flash

Zëri i Amerikës: Agim Kajmaku nuk shpëton dot, të shkarkohet menjëherë

Lapsi.al 30 October 2019
Zëri i Amerikës: Agim Kajmaku nuk shpëton dot, të shkarkohet

Në Shqipëri Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri njoftoi sot thirrjen për ditën e premte të mbledhjes për të shqyrtuar rastin e kryebashkiakut të Vorës, i cili sipas Prokurorisë ka fshehur në deklarimin e të shkuarës së tij, arrestimin dhe hetimin e tij në Greqi në janar të vitit 2003.

Pëpara njoftimit të mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike, përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm Gazment Bardhi, i kishte kërkuar këtij institucioni të trajtonte pa vonesë këtë çështje, dhe të miratonte, rezultatet e verifikimit të Prokurorisë, në bazë të të cilave kryebashkiaku i Vorës, sipas saj, duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra.

Prokuroria shqiptare u vu në lëvizje pas denoncimit nga Partia Demokratike, e cila publikoi dokumente mbi arrestimin e zotit Kajmaku në Greqi, nën emrin Jorgo Toto dhe hetimin e nisur ndaj tij. Kryebashkiaku socialist mohoi në mënyrë të përsëritur akuzat e PD-së , duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një “sulm politik” ndaj tij. Por krahasimi i shenjave të gishtërinjve mes atyre të marrë nga autoritetet greke në 2003 dhe atyre të zotit Kajmaku, vërtetuan se bëhej fjalë për të njejtin person.

Vetëm pas kësaj, kryebashkiaku dorëzoi pranë autoriteteve, vendimin e shtatorit të këtij viti të gjykatës së Janinës që e shpallte atë të pafajshëm, ndonëse më parë kishte mohuar çdo fakt që e lidhte atë me ngjarjen e ndodhur në Janar të vitit 2003 kur ishte arrestuar në flagrancë pasi kishte qenë në zotërim të kartmonedhave fallso ndërsa po tentonte të bënte një pagesë. Por kjo nuk e shpëton atë nga fakti se ai nuk e ka deklaruar arrestimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit, gjë që sipas një vendimi të posaçëm të parlamentit çon në shkarkim të menjëhershëm nga detyra. /VOA/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI