Flash

U kap me 4 ton kanabis, prokuroria kërkon 15 vite burg për Armando Koçerrin

Lapsi.al 30 October 2019
U kap me 4 ton kanabis, prokuroria kërkon 15 vite burg për Armando

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 15 vite për Armando Koçerrin, ndërkohë që vendimi i gjykatës do të jepet me datë 7 nëntor.

Armando Koçerri, i cili po hetohet si pjesë e bandës së Habiljave, u kap me 4 ton kanabis në banesë në Babicë të Vlorës.

Koçerri akuzohet vetëm se ka bashkëpunuar duke dhënë në dispozicion magazinën e shtëpisë për të mbajtur lëndën narkotike.

Armando Koçerri ishte i vetmi anëtar i Habilajve që ndodhet në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.

Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI